English

Disa kuriozite rreth trupit që ndoshta ju nuk i dini

Tiranë, 12 Tetor, NOA - 1. Sa më e ftohtë të jetë dhoma ku flini, aq më shumë ka mundësi të shihni ëndrra të këqija.

2. Lotët dhe mukoza përmbajnë një enzimë të quajtur Lisozima. Kjo enzimë ndihmon për të mbajtur të shëndetshëm, fyti, hundën, si dhe sytë ndaj sulmit të baktereve dhe infektimit të këtyre zonave. 3. Trupi ynë në 30 minuta nxjerr aq energji sa mund të zihen rreth 2 litra ujë. Ai konsumon një sasi të madhe kalorish për të mbajtur temperaturën tonë të qëndrueshme në rreth 36 gradë; këto kalori janë të mjaftueshme për të valuar një tenxhere me ujë.

4. Veshët tona fshehin më shumë dyllë kur ne jemi të frikësuar sesa kur jemi normal. Hormonet dhe reaksionet kimike që ndodhin kur ne kemi frikë bëjnë që prodhimi i dyllit në veshin tonë të rritet. Edhe pse, fenomeni në fjalë është studiuar dhe demonstruar, shkaqet janë të paqarta nga shkencëtarët. 5. Është e pamundur të gudulisësh veten. Edhe personat më të ndjeshëm kurrë nuk do të kenë aftësinë të vetgudulisen. Njeriu është qenia e vetme që prodhon lot nga ndjenjat.

6. Femrat e djegin dhjamin më ngadalë se burrat. Për shkak të funksionit të tyre riprodhues femrave i duhet më shumë kohë për të djegur kalori. Për një diferencë prej rreth 50 kalori në ditë. 7. Hapësira midis hundës dhe pjesës së sipërme të buzës sipas grekëve të lashtë është është një nga pjesët më erogjene të gjithë trupit. Dijetarët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë funksioni ka.

a.e./NOA

KOMENTE