English

Donte të kalonte kufirin me letra false, arrestohet

Durrës, 11 tetor, NOA – Forcat policore të kufirit në portin e Durrësit kanë ndaluar në flagrancë një person i cili donte të kalonte kufirin me dokumenta false.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se i ndaluari është Gazmir Alia, 30 vjeç, lindur në Shupenzë dhe banues në fshatin Okshatinë të Dibrës, i cili është ndaluar për konsumimin e veprës penale të falsifikimit të dokumentave.

Konkretisht, ai është kapur nga policia kufitare duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, pasi ka paraqitur për udhëtim një pasaportë shqiptare dhe një leje qëndrimi italiane në emër të tij ku për lejen e qëndrimit ka dyshime se është e parregullt.

Nga ana e policisë u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentave të mësipërme të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit laboratorik si dhe u kryen veprimet e nevojshme proceduriale.

n.e/NOA

KOMENTE