“Forbes”: Sa keq që shkenca nuk ka përparuar aq sa të klononim Sali Berishën
Revista ekonomike me e njohur ne bote, Forbes e cilëson Berishën si arkitekt të mrekullisë ekonomike shqiptare dhe shton: “Sa keq qe shkenca nuk ka ecur kaq shume perpara sa te na mundesonte te klononim Berishen qe te zevendesonim sot te gjithë ekspertet ekonomike ne qeverite tona”
English Version Below
Uashington, 11 Tetor 2010 NOA – Një shkrim i Steve Forbes publikuar sot në revistën më të njohur ekonomike në botë, “Forbes”, e cilëson kryeministrin shqiptar Sali Berisha si arkitekt të mrekullisë ekonomike shqiptare dhe shton: “Sa keq qe shkenca nuk ka ecur kaq shume përpara sa te na mundesonte te klononim Berishen qe te zëvendësonim sot te gjithe ekspertet ekonomike ne qeverite tona”.
Shkrimi bën krahasime të situatës ekonomike shqiptare dhe asaj amerikane madje krahason dhe ekspertët ekonomikë amerikanë me Berishën, duke lëshuar “pishmanin”: ““Sa keq qe shkenca nuk ka ecur kaq shume perpara sa te na mundesonte te klononim Berishen qe te zevendesonim sot te gjithe ekspertet ekonomike ne qeverite tona”.
Më poshtë vijon shkrimi i plotë i z.Forbes:
“Ja nje si rrotullohen gjerat : SHBA, vendi kapitalist i fuqishem, mund te marre disa leksione ekonomie nga vendi i vogel i Ballkanit, Shqiperia, e cila per dekada te tera u perpelit nen regjimin mizor te diktatures staliniste.
Sot, Shqiperia ka ekonomine me energjike ne Europe.
Ajo ishte virtualisht vendi i vetem ne Europe me rritje ne vitin 2009. Vendi, i mbyllur hermetikisht me pare, ka shenuar rritje edhe ne kete vit. Eksportet jane rritur ne 85%. Investimet e huaja direkte po vershojne. Buxheti i shtetit eshte reduktuar, me nje deficit 3.1 % te PBB, kundrejt 10% te Uashingtonit. Deficiti i Shqiperise eshte ne menyre proporcionale me pak se nje e treta e deficitit tone. Shkalla amerikane e varferise po rritet, nderkohe qe ajo e Shqiperise po ulet ne menyre te ndjeshme.
Nderkohe qe administrata e Obames po ve ne rrezik te drejtat e pronesise dhe ligjin e kontratave, Shqiperia po ben te kunderten: Ajo po hedh hapa per te fuqizuar pavaresine e sistemit te saj gjyqesor, dhe qeveria sapo ka kaluar nje ligj per te drejtat e pronesise ne parlament.
Arkitekti i mrekullise ekonomike shqiptare, Kryeministri Sali Berisha vizitoi zyrat tona kohet e fundit dhe me krenari tregoi ate qe kishte arritur vendi i tij. Ne 1992, te ardhurat per fryme ne Shqiperi nuk arrinin as ne 200$ ne vit, ndersa sot, te ardhurat arrijne mbi 3, 500 $.
Por, si ja doli mbane Shqiperia? Duke ndjekur parimet e tregut te lire qe administrata aktuale e Shtepise se Bardhe dhe Kongresi i kane harruar. Tre vite me pare Berisha vendosi nje takse te sheshte prej 10 % per te ardhurat personale dhe te biznesit, nderkohe qe taksa mbi pagen dhe shperblimin u ul nga 32 ne 15 perqind.
Qeveria po lehteson procedurat ndaj investitoreve te huaj, si edhe per qytetaret e saj, te cilet kerkojne te fillojne bizneset e tyre. Irlanda, e cila me pare ka qene etalon per terheqjen e kompanive te huaja, nuk e ka me kete kurore dafinash mbi koke: Qeveria shqiptare ka ndermarre iniciativen e ashtuquajtur "Shqiperia nje euro", ku toka mund te jepet me qira, virtualisht pa asnje kosto, per kompanite qe hapin biznese te reja.
Berisha thote se u frymezua duke studiuar Ronald Reganin. Shqiperia, nje komb mysliman qe toleron lehtesisht te gjitha besimet e tjera, mbetet nje aleate krenare e patundur e SHBA-se. Fale mbeshtetjes se fuqishme amerikane, Shqiperia eshte bere pjese e NATO-s. Vendi po ecen i vendosur drejt anetaresimit ne BE. Sa keq qe shkenca nuk ka ecur kaq shume perpara sa te na mundesonte te klononim Berishen qe te zevendesonim sot te gjithe ekspertet ekonomike ne qeverite tona.
FUND
English Version