English

Problemet që kanë gratë e fshatit, mbahet konferenca kombëtare

Tiranë, 11 tetor, NOA - Qendra për Studime Rurale dhe Bujqësore Ndërkombëtare (CERAI), me mbështetjen financiare të Agjencisë Spanjolle të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (AECID), në partneritet me IPSIA-ACLI me mbështetjen financiare të Kooperacionit Italian për Zhvillim dhe partnerëve Acli Lombardia, Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Teuleda, Qendra Burimore e Permakulturës dhe Caritas Italian organizojnë konferencën kombëtare, e cila fokusohet në rolin e grave shqiptare të zonave rurale dhe efektin e migracionit tek ata.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, ky aktivitet synon të prezantojë një kontekst të plotë të rolit vendimtar që luajnë gratë e zonave rurale; të kuptojë nëse migracioni ndikon me të vërtetë tek ata; të identifikojë raste me anë të të cilave individët, organizatat apo institucionet janë duke adresuar gjendjen e vështirë të grave të zonave rurale si praktikisht ashtu edhe teorikisht; të krijojë një kornizë diskutimi se si të drejtojë gjysmën e popullsisë rurale të Shqipërisë me qëllim për të garantuar siguri në ushqim, zhvillim rural dhe ulje të varfërisë dhe të hartojë një set përfundimesh nga pjesëmarrësit e konferencës e cila do t’i paraqitet qeverisjes vendore si një shenjë e vullnetit të mirë dhe solidaritetit.

Diskutimi, i cili do të mbahet i gjallë nga ekspertë të fushave të zhvillimit rural dhe të migracionit, institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, OJF-ve aktive në territor, do të përqendrohet së pari në kushtet aktuale të gruas në zonat rurale të një vendi si Shqipëria, në transformim të vazhdueshëm dhe shpesh jo të njëtrajtshëm, dhe së dyti në rolin që luajnë zhvillimi ekonomik dhe mundësitë aktuale që rrjedhin nga migracioni në përmirësimin e kushteve të grave.

n.e/NOA

KOMENTE