English

Prokuroria shqiptare, memorandum bashkëpunimi me atë kosovare

Tiranë, 11 tetor, NOA - Nga datat 12-13 tetor, me ftesë të kryeprokurores së Përgjithshme Ina Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë një delegacion i Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës i kryesuar nga kryeprokurori Ismet Kabashi.

Siç bëjnë me dije burimet zyrtare të organit të akuzës për agjencinë e Lajmeve NOA, vizita e delegacionit të Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës, do të finalizojë dhe nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit midis titullarëve të dy institucioneve.

Ndërkaq, është parashikuar që delegacioni nga Kosova të zhvillojë një takim me ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha; me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe me ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani.

n.e/NOA

KOMENTE