English

Qentë, në ndjekje të modës

Londër, 11 tetor, NOA - Qenushët duke ndjekur modën? Në muajin nëntor, butiku virtual yoox.com dhe Dsquared, do të bashkëpunojnë për të realizuar një koleksion të vogël për kafshët.

Ai do të jetë i limituar dhe do të përbëhet nga kollare dhe veshje të ndryshme për qentë. E gjithë kjo iniciativë i detyrohet Much Love Animal Rescue, e organizuar pa asnjë përfitim dhe qëllimi i saj është ardhja në ndihmë ndaj qenve të sëmurë, të braktisur apo të keqtrajtuar.

r.b/NOA

KOMENTE