Në kohë krize, shteti më i fuqishëm i botës, Amerika mund të marrë shembull nga Shqipëria. Me këto fjalë e nis artikullin e tij për ndryshimet mbresëlënëse ekonomike të Shqipërisë, Steve Forbes, kryeredaktor i revistës më të madhe ekonomike në botë, Forbes.
Sipas tij, vendi i vogël ballkanik, që për dekada të tëra qëndroi peng i një prej diktaturave më mizore në botë, është sot një prej ekonomive më vibrante në Evropë.
Në fakt, thotë Forbes, Shqipëria është gjithashtu i vetmi komb evropian që pati një rritje ekonomike në vitin 2009. Por zhvillimi i vendit nuk ndaloi me kaq. Edhe në 2010, eksportet janë rritur me 85 për qind.
Investimet e huaja po vërshojnë, të ardhurat për frymë në vitin 1992 ishin 200 dollarë në vit, tani janë mbi 3.500, defiçiti buxhetor është pak a shumë 3.1 përqind i GDP-së, në krahasim me 10 përqind të Uashingtonit.
Niveli i varfërisë në Shtetet e Bashkuara po rritet argumenton Forbes, por në Shqipëri po ulet ndjeshëm.
E nëse Administrata Obama po minon sipas revistës, të drejtat e pronës, Shqipëria po shkon në drejtimin e kundërt.
Po merr të gjitha hapat për të forcuar këto të drejta, por edhe pavarësinë e gjyqësorit, arkitekti i mrekullisë ekonomike të Shqipërisë për Forbes, është kryeministri Sali Berisha, i cili në intervistën e tij dhënë revistës prestigjioze tregoi me krenari arritjet e vendit të vogël ballkanik që po kthehet në një shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë. Por si ia doli Shqipëria shtron pyetjen kryeredaktori i kësaj reviste të njohur.
Tre vjet më parë, Berisha uli taksën e sheshtë për të ardhurat personale dhe ato të biznesit, procedurat e nisjes së një biznesi të huaj u thjeshtëzuan.
Për këto hapa Berisha thotë se u frymëzua nga Ronald Regan, dhe për Forbes, ky frymëzim duhet të jetë edhe për administratën amerikane.
Duke shfaqur hapur kritikën kundër situatës ekonomike në Shtetet e Bashkuara, Steve Forbes shpreh keqardhjen që shkenca nuk ka avancuar kaq shumë që të mund të klonohet një Sali Berishë të dytë me të cilin të zëvendësohen të gjithë zyrtarët ekonomikë të qeverisë së sotme amerikane.
Vijon me publikimin e komentit të plotë të z.Forbes
Lexoni intervisten e plote te z.Berisha për z.Forbes