Tiranë, 11 Tetor 2010 NOA - Samsung Galaxy GT-i5510 është prezantuar në formën e tij zyrtare dhe bëhet fjalë për një smartphone me sistem operativ Android 2.2 me tastierë QWERTY me rrëshqitje.
Ekrani i këtij telefoni celular është i një madhësie prej 3.2 polësh me rezolucion 320 x 400 dhe kamerë 3.0 megapixel.
Në të janë të pranishëm gjithashtu dhe lidhja HSDPA 7.2 Mbps, Wi-Fi 802.11 b/g, Bluetooth, marrësi GPS dhe radio FM. Procesori i tij është me një frekuencë prej 667 MHz, ndërsa memoria RAM 160MB.
Për t’u përmendur është se ky telefon suporton dhe formatin në video të DivX. Samsung Galaxy GT-i5510 do të hidhet në tregun evropian me një çmim prej 389 euro.
r.b/NOA