English

Serbi, huliganët përleshen me policinë për paradën gay-pride

Beograd, 11 tetor, NOA - Përleshje të dhunshme në Beograd, ku grupe të shumta huliganësh kanë kërkuar të ndalojnë zhvillimin e Gay Pride.

Në përleshjet me policinë janë numëruar 57 të plagosur, ndërsa shumë persona të tjerë janë arrestuar.

Manifestimet kanë qenë kundrejt selisë kryesore të Partisë Demokratike, formacioni politik i presidentit Boris Tadiç.

Hedhja e sendeve të ndryshme madje në drejtim të institucionit ka shkaktuar dhe zjarr. Kështu, kanë qenë të shumtë personat që janë mbledhur dje në qendër të Beogradit për të protestuar manifestimin e nderit të homoseksualëve në vend.

Grupet anti-gay të përbërë nga tifozët e skuadrave të futbollit, kanë kërkuar të shkatërronin këtë paradë të homoseksualëve.

Për momentin, flitet vetëm për dy arrestime, por siç është bërë e ditur, janë të shumtë personat që kanë përfunduar në pranga.

Ultrasit kanë hedhur bomba molotov kundrejt agjentëve, të cilët u janë përgjigjur me ato lotsjellëse. Për t’u theksuar është se mes 57 personave të plagosur, 46 prej tyre janë policë.

r.b/NOA

KOMENTE