English

SHBA: Hapat e bëra nga ju janë mbresëlënëse

Tiranë, 11 tetor, NOA - Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin në fokusin e takimit të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami dhe ndihmës-sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Alexandër Vershbov.

“Jemi shumë të inkurajuar nga ndihma dhe kontributi që po jep Shqipëria në të gjitha drejtimet, por sidomos me kontributet e saj në misionet në Afganistan dhe në vende të tjera. Hapat e bëra nga ju janë mbresëlënëse dhe ne do të vazhdojmë të japim asistencën tonë në të gjitha drejtimet që ju keni nevojë”, ka pohuar gjatë takimit zyrtari I SHBA-ve. Ministri Imami ka nënvizuar se Shqipëria po vazhdon me reformat në fushën e mbrojtjes, konsolidimin e mëtejshëm të tyre për të qenë një partner i denjë Alenacës.

“Ne po punojmë me persistencë në rrugën e reformave por dhe të kualifikimit të mëtejshëm të FA-ve, por edhe stafit civil. Struktura e re e integruar jep garanci për një reformë të qëndrueshme dhe në drejtimin e duhur. Ne do të vazhdojmë të ruajmë kontributet tona në aleancë, por dhe do të mbështesim të gjitha përpjekjet e vendeve të rajonit në integrimin në strukturat euroatlantike”, shtoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE