Prishtinë, 11 tetor, NOA – Shoqata “Konsumatori” në Prishtinë ka vendosur të shpallë moratorium të përkohshëm mbi aktivitetet, mbi punën dhe angazhimet e saj.
Sipas drejtuesve, arsyeja e parë për një vendim të tillë është ana materiale, sepse për katër vite, kjo shoqatë nuk gëzoi asnjë donacion nga askush, madje as nga ata të cilët i obligon ligji për mbrojtjen e konsumatorit dhe as nga ata që kanë mandatin e votën e konsumatorit.
Kjo edhe pse sipas tyre, shoqata që drejtuan për 4 vjet me radhë, u bë e vetmja pikë referuese e kauzës së konsumatorit në Kosovë.
“Për këto katër vite aktivitetesh, shoqata Konsumatori soditi, vëzhgoi, hulumtoi,
Analizoi 1.000 raste që preknin të drejtat, interesat dhe dinjitetin e konsumatorit e për to, u dërgoi raporte konsumatorëve.
n.e/NOA