Berlin, 11 tetor, NOA - Një shpërthim ka provokuar një zjarr të madh në një traget, që lidh Gjermaninë me Lituaninë, në Detin e Veriut, duke shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave.
Lajmi është bërë i ditur nga kapitaneria e Cuxhaven, në Gjermaninë perëndimore.
Ka qenë anija, Lisco Gloria, e cila mbante flamurin e Lituanisë dhe transportonte 200 pasagjerë së bashku me automjetet e tyre. Mbeten ende për t’u qartësuar shumë fakte dhe dinamika e tyre.Anija ishte nisur nga Kiel dhe kishte si destinacion Lituaninë kur,drejt mesnatës të së premtes ndodhi shpërthimi, për arsye të cilat ende janë të paqarta. Për tu theksuar se pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit shpëtuan të gjithë.
r.b/NOA