English

Topi uron nisjen e vitit akademik: Universiteti i Tiranës, me modelet më të përparuara

Tiranë, 11 tetor, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u ka drejtuar sot një fillim të mbarë të vitit të ri akademik 2010-2011, të gjithë studentëve dhe pedagogëve në rang vendi, me rastin e hapjes së dyerve në të gjitha fakultetet.

“Sot u drejtoj në përshëndetje të veçantë pedagogëve dhe uroj të gjithë studentët shqiptarë për një vit akademik të mbarë”, mësohet të ketë thënë kreu i shtetit gjatë ceremonisë së mbajtur në universitetin e Kamzës, ku ai ishte i ftuar në kuadrin e ditës së parë të këtij viti akademik.

Sipas Topit, Universiteti i Kamzës, është me një rëndësi të veçantë, duke pohuar më tej se është fakt që Universiteti i Tiranës ka modelet më të përparuara, ndaj duhet të jetë i preferuar nga të gjithë studentët.

“Studentët të zgjedhin drejtimin e tyre për të ardhmen”, u ka lënë porosi kreu i shtetit studentëve shqiptarë.

Sipas të dhënave, sot nisi viti e ri akademik në të gjitha universitetet publike afro 150 mijë djem e vajza, ndërsa vetëm për vitin e parë, janë regjistruar rreth 21000 studentë të rinj, me kohë të plotë, në 181 degë dhe profile studimi.

Ndërsa planifikuar edhe rreth 8130 studentë me kohë të pjesshme për studimet universitare Bachelor.

n.e/NOA

KOMENTE