Tiranë, 11 tetor, NOA – Kryetari i opozitës, Edi Rama reagoi pas deklaratave të kryeministrit Berisha duke deklaruar se socialistët nuk kanë thënë kurrë se me heqjen e vizave do të ikin drejt Bashkimit Evropian 1 milion vetë.
Kështu i është përgjigjur kryeministrit Berisha, kryesocialisti Edi Rama, duke i bërë një përgënjeshtrim komentit të kryeministrit, gjatë mbledhjes së sotme të grupit kuvendor demokrat.
“Ne kemi thënë se në Shqipëri ka 1 milionë të papunë”, theksoi zoti Rama nga selia rozë, në një konferencë të shkurtër për shtyp.
Lideri i opozitës, tha më tej se “Berisha nuk po ndalet e vijon shpifjet ndaj nesh”.
Në këtë kontekst shefi i opozitës i ka ripërsëritur kryeministrit Berisha dhe kundërshtarit të tij politik, se “Nuk tërhiqemi pa bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit”, duke lënë të kuptohet se PS do të bëjë transparencë për çdo zhvillim tjetër.
i.t/noa