Athinë, 12 tetor, NOA – Polici grek i cili vrau dy vjet më parë adoleshentin 15-vjeçar, Alexandros Grigoropoulos, për të cilin më pas u hodhën në protestë mijëra veta, ka marrë dënimin me burg të përjetshëm nga gjykata greke.
Lajmi i konfirmuar nga mediat greke, tregon sesi polici Epaminonda Korkoneas, 38- vjeçar, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e adoleshentit, ndërsa kolegu i tij, me të cilin ishte në patrullë Korkoneas, Vassilios Saraliotis, 32-vjeçar, u dënua me dhjetë vjet burg për bashkëpunim.
Vrasja e adoleshentit para dy vitesh shkaktoi trazira të papara në shtetin fqinj, ku me dhjetëra protesta shkaktuan djegien e qindra bizneseve në Athinë.
Procesi gjyqësor zgjati për nëntë muaj. Gjatë tij u dëshmua se Korkoneas kishte shtënë tri herë gjatë një ndeshje me të rinjtë në rrugët e Athinës, por avokati i doli në mbrojtje duke thënë se ato ishin të shtëna në ajër.
n.e/NOA