Tiranë, 11 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Mund të quhet “gloria” ose “spektri i Brocken”, madje dhe drita e Budës. Të gjithë këto emra tregojnë një fenomen tepër kurioz që verifikohet vetëm në kushte të veçanta.
Megjithatë ky efekt është tepër subjektiv. Ky imazh vjen nga Polonia, ku një ylber misterioz ka rrethuar një figurë të çuditshme.
Ngjason me një fantazim, aq sa në Gjermaninë antike është quajtur si spektri i Brocken. Në realitet prapa këtij fenomeni të çuditshëm fshihet një shpjegim tepër i thjeshtë.
Bëhet fjalë vetëm për një efekt optik dhe për tu verifikuar duhen disa pika ujë të një dimensioni uniform, një pikë mbështetje që të jetë në të njëjtin nivel me retë, një tregues dhe drita e diellit të jetë pas shpatullave.
Diçka e tillë mund të realizohet më lehtë në mal, ashtu si në rastin e kësaj fotoje.
Kështu drita e diellit projekton në re hijen e treguesit, që duket më i zmadhuar se sa në përmasat reale. Retë janë më pranë se sa mund të arrihen nga syri ynë.
Ne presim që hija të jetë shumë e vogël, por realisht ajo shfaqet tepër e zmadhuar.
Me pak fjalë është njësoj sikur të “pasqyrohesh” në re.
r.b/NOA
{youtube}eu_m-QvLEeQ{/youtube}