Tiranë, 13 Tetor, NOA - 1. Fjala angleze "Queue" është e vetmja fjalë që edhe nëse i heqim katër germat e fundit shqiptohet në të njëjtën mënyrë 2. Ajo që ne të gjithë e quajmë “puthje franceze”, në Francë quhet “puthje angleze”.
3. Në vitin 1386 një derr u dënua me vdekje për vrasjen e një fëmije. 4. Një kacabu mund të jetojë disa javë me kokën e prerë. 5. Kërci i njeriut është më i fortë se çimentoja.
6. Ka një qytet të quajtur Roma në çdo kontinent 7. Zemra jonë rreh mbi 100.000 herë në ditë 8. Horacio Nelson, një nga admiralët më të famshëm, ka jetuar tërë jetën e tij pa qenë në gjendje për të gjetur një kurë për sëmundjen e detit 9. Një e katërta e kockave të trupit janë të vendosura në këmbë 10. Si te gishtërinjtë, çdo qenie njerëzore ka të njëjtat shenja dhe në gjuhën e tij.
11. Thonjtë e duarve rriten rreth 4 herë më shpejt se ato të këmbëve 12. Shumica e pluhurit në shtëpi krijohet nga grimcat e lëkurës së vdekur të trupit tonë 13. Mjalti është ushqimi i vetëm që nuk skadon. Në fakt, mjalti është gjetur në varret e faraonëve egjiptianë dhe ishte i ngrënshëm. 14. Koka- kola do ishte e gjelbër në qoftë se në të nuk do të përdorej ngjyrë. 15. Çdo vit më shumë njerëz vdesin nga një pickim blete sesa një pickim gjarpri. 16. Në Nebraska është e paligjshme të gromësish ose teshtish në një kishë 17. Të gjithë janë të lindur me 300 eshtra, por gjatë viteve ky numër reduktohet në 206.
18. Disa krimba hanë veten e tyre, nëse nuk gjejnë ushqim tjetër. 19. Delfinët flenë me një sy hapur 20. Është e pamundur të teshtish me sytë hapur. 21. Çamçakëzi më i vjetër në botë ka më shumë se 9000 vjet. 22. Gjirafa mund të pastrojë veshët e saj me gjuhën e gjatë. 23. Një 9erson qesh mesatarisht 10 herë në ditë. 24. Syrin i një struci është më i madh se truri i tij.
a.e./NOA