English

Bolivi, qeveria lejon shitjen e 7 kilogramëve kokainë në muaj

Bolivi, 12 tetor, NOA - Qeveria boliviane u tërhoq nga një ligj i miratuar pak kohë më parë i cili reduktonte nga shtatë në dy kilogramë sasinë e kokainës që kultivuesit e saj mund të shisnin çdo muaj.

Në ligj parashikohej gjithashtu edhe kalimi i kontrollit të shitjes së lëndës narkotike nga pushteti lokal në atë qendror.

Tërheqja erdhi pas protestave masive që çuan në bllokimin e rrugës kryesore që lidh kryeqytetin, La Paz me rajonin e Amazonës, rajoni kryesor i prodhimit të kokainës në vend.

NOA

KOMENTE