English

Digjet flamuri shqiptar tek Itali-Serbi, ndërpritet ndeshja

Ne perfundim te 40 minutave plot tension te pjeses se pare te ndeshjes, UEFA dhe federatat e futbollit te Italise dhe Serbise vendosen te mos vijoje me ndeshja. Nje vendim i posacem i dha fitoren ne tavoline 3-0 Italise, per shkak te trazirave qe shkaktuan ne stadium tifozet ultras serbë

Xhenova, Itali 12 Tetor 2010 NOA – Ekstremistë serbë djegin flamurin shqiptar në stadiumin e Xhenovës në Itali ku po niste ndeshja Itali-Serbi e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2012.

Në stadium gjenden rreth 1600 tifozë serbë po duket se pjesa më e madhe e tyre janë nacionalistë ekstremistë që po e përdorin këtë vizitë në Itali për të shprehur zemërim ndaj shqiptarëve.

Nuk ka mjaftuar vetëm ky incident sepse plot të tjera po shoqërojnë minutat e ndërprera të ndeshjes mes Italisë dhe Serbisë, raporton bashkëpunëtori i agjencisë NOA.

Mesohet se ishin disa emigrante shqiptare te cilet mbanin nje flamur shqiptare dhe atyre u jane versulur disa ultras serbe dhe e kane rrembyer per t'i vene me tej zjarrin publikisht dhe krijuar situate ilariteti ne stadium ku edhe nderhyri policia per te neutralizuar situaten ne precipitim e siper.

Ne perfundim te 40 minutave plot tension te pjeses se pare te ndeshjes, UEFA dhe federatat e futbollit te Italise dhe Serbise vendosen te mos vijoje me ndeshja.

Nje vendim i posacem i dha fitoren ne tavoline 3-0 Italise, per shkak te trazirave qe shkaktuan ne stadium tifozet ultras serbë.

Deri tani nuk ka ndonje reagim zyrtar nga ambasada shqiptare ne Itali as nga autoritetet ne Tiranë.

j.m/e.n/NOA

>> Proteste antiserbe në Tiranë

>> Serbët, ose një histori histerie >> Kapet ultrasi që dogji flamurin>> Ndeshja ku u dogj flamuri ynë>> Sharje pa fund tek ambasada

Video: Si u dogj Flamuri Shqiptar {youtube}mJSBy_9Qj84{/youtube}

KOMENTE