Durrës, 12 tetor, NOA – Pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit nga Durrësi me iniciale M.G., ngjarje e ndodhur në 28 shtator, policia e Durrësit ka ndaluar një 18 vjeçar për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.
I arrestuari është 18 vjeçari Arlind Mehmeti, i padënuar më parë dhe banues në lagjen 14 të qytetit të Durrësit.
Ndalimi i tij u bë pasi 18 vjeçari Mehmeti dyshohet të ketë ndihmuar autorin e kësaj ngjarjeje të largohet për t’iu shmangur hetimit.
Policia e Durrësit është vënë në kërkim të autorit Xhulio Mançe, dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.
mit/NOA