Romë, 12 tetor, NOA – Një grua 32-vjeçare është shtruar sot në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u qëllua me grusht nga një i ri. Ngjarja ka ndodhur në metronë e Romës, ku dy personat janë zënë për radhën e biletave.
I riu 20-vjeçar e ka qëlluar me grusht në fytyrë gruan duke e dëmtuar seriozisht atë. Mjekët deklarojnë se ajo është në gjendje kome dhe ka humbur ndjenjat. Ndërsa nuk japin garanci për përmirësimin e gjendjes së saj.
Sherri banal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur i riu nuk ka preferuar të qëndrojë në radhë për të marrë biletën dhe ka debatuar me gruan.
Pas shkëmbimit të fjalëve të para, 20-vjeçari e ka qëlluar me grusht në fytyrë duke i shkaktuar traumë në tru. Ajo ka rënë pa ndjenja me dëmtime në kafkë.
NOA