Tharja e gojës ose hiposalivacioni është një gjendje që krijohet nga mungesa e prodhimit të pështymës në gojë. Kjo mund të shkaktohet nga dehidratimi, ankthi, nga mungesa e vitaminave dhe nga disa ilaçe.
Tharja e gojës mund të shkaktojë dhe probleme të tjera si karies dentar dhe infeksione të gojës.
Për ta parandaluar këtë gjë gjatë natës, është e rëndësishme të përpiqeni të stimuloni prodhimin e pështymës përpara se të flini. 1. Evitoni duhanin, ushqimet shumë të ëmbla, të kripura ose shumë pikante përpara se të flini pasi këto lloj ushqimesh e irritojnë gojën. 2. Përdorni solucion special për mostharjen e gojës, mund ta gjeni në farmaci. 3. Vendosni një gotë me ujë ose me kuba akulli pranë krevatit në mënyrë që nëse çoheni me gojë të thatë të mund të pini. 4. Përpara se të flini ndizni lagështuesinë e ajrit. Ky lloj aparati mund të eliminojë tharjen e gojës gjatë natës, sidomos nëse e keni zakon që flini me gojën hapur. /Keshilla-Newsit/