Sarajevë, 12 tetor, NOA – Sarajeva sot do të jetë stacioni i parë i turit të sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, e cila ka mbërritur aty dhe pritet që të zhvillojë takime me autoritetet më të larta të vendit.
Kryeqyteti i Bosnjës, përbën edhe fillesën e një turneu në Ballkan, gjatë të cilit zyrtarja e lartë amerikane do të shkojë edhe në Serbi e Kosovë, ku pritet që ajo t’u kërkojë liderëve të këtyre vendeve të bëjnë sa më shumë përpjekje për reforma dhe stabilitet rajonal.
Klinton ndodhet në Bosnjë për vizitën e parë të një sekretari amerikan Shteti që nga viti 2004, ndërsa nesër ajo do të bëjë vizitën e parë në Kosovë të një sekretari shteti që nga shpallja e pavarësisë dy vjet më parë.
n.e/NOA