Athinë, 12 tetor, NOA - Monitori grek i Helsinkit, gjatë takimit të sotëm të organizatave jo-qeveritare me reporterin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Torturën, Manfred Novak ka reaguar duke thënë se duhen ndalur rastet e torturës, keqtrajtimit e dëbimeve të romëve nga Greqia.
Ndërkaq, në takim u tha se Greqia dallohet mes vendeve të Bashkimit Evropian për dështimin e saj sistematik për t’u paraqitur raporte organeve të traktateve të OKB-së në kohë ose vetëm me pak vonesë.
Komiteti Europian për të Drejtat Sociale (ECSR) e ka dënuar Greqinë për diskriminim të vazhdueshëm, të rëndë dhe të përhapur kundër romëve në lidhje me të drejtat e strehimit. Aktualisht, Greqia nuk ka paraqitur raportet e saj periodike për Human Rights Uatch, dhe u tha se ka dështuar në paraqitjen përpara CERD, përditësimin e kërkuar nga kjo e fundit vitin e kaluar dhe që e kishte afatin më 28.08.2010.
Së fundi, Greqia ka kritikuar raportin e mëparshëm të Procedurës së Posaçme të OKB-së botuar pas vizitës së saj në vend.
Jo vetëm që Greqia refuzoi gjetjet dhe rekomandimet e ekspertit të pavarur të OKB-së mbi Çështje të Minoriteteve, Gay McDougall, por edhe shtoi “bindjen e saj të vendosur që mekanizmat për mbrojtjen dhe forcimin e të drejtave të njeriut në fund të fundit duhet të kontribuojnë për bashkëjetesën harmonike të qytetarëve të një vendi.
“Për rrjedhojë, këto mekanizma nuk duhen transformuar, drejtpërdrejt apo tërthorazi, në një mundësi apo alibi për disa që në mënyrë të ndërgjegjshme përpiqen t’i shfrytëzojnë ato për qëllimet e tyre në nivelin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Gjithashtu, ato nuk duhet të bëhen vegla në duart e dikujt që, për nevojat e veta, kërkojnë kultivimin e ndasive dhe një klimë tensioni brenda një shoqërie”, u tha në takim.
n.e/NOA