Tiranë, 12 tetor, NOA – Në datat 13-15 tetor, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, mbërrin në Tiranë për një vizitë zyrtare, Kryetari i Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, Pavel Gantar.
Zyra e shtypit pranë Kuvendit njoftoi se Kryetarja e Kuvendit dhe homologu i saj slloven do të takohen ditën e mërkurë, më 13 tetor 2010, në orën 17:00, në mjediset e Selisë së Kuvendit dhe pas takimit do të japin një deklaratë për mediat.
Gjatë vizitës së tij, zoti Gantar do të takohet edhe me përfaqësues të shtetit shqiptar si Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, si dhe krerët e komisioneve kuvendore, Fatos Beja, Ermelinda Meksi, Ilir Rusmali, Edmond Spaho dhe Leonard Demi.
mit/NOA