English

LSI: Udha e mbarë, Dritan Prifti! Bridh tani si një pazarxhi i rëndomtë që je

Tiranë, 12 tetor, NOA - Udha e mbarë, Dritan Prifti! Me një deklaratë të tillë, Lëvizja Socialiste për Integrim, ka përshëndetur së fundmi largimin nga radhët e saj të ish-ministrit Dritan Prifti.

“Nuk ishte i papritur dhe as përbën më lajm largimi i Dritan Priftit nga Lëvizja Socialiste për Integrim. I gjendur nën presion dhe i kapur peng, ikja e tij e paralajmëruar është në vazhdën e veprimeve të përcaktuara prej vijësjelljes së dhënë nga ata që e komandojnë si pjesë e veprimtarisë korruptive dhe kriminale”, tha në një deklaratë publike, Ardit Çela, sekretar për marrëdhëniet me Publikun në LSI.

Duke i uruar udhën e mbarë në rrugën që vetë zgjodhi dhe nëpër të cilën po ecën me revansh të pakontrolluar më prej tij, por sipas shpejtësisë që ia përcaktojnë ata që e kanë kapur dhe që e mbajnë peng.

“LSI dhe veçanërisht kryetari i saj Ilir Meta, me luajalitet dhe këshilla prindërore i dhanë Tan Priftit çdo shans dhe çdo mundësi të reflektonte e të kuptonte domosdoshmërinë për t’u çliruar prej pengmarrësve, por ai zgjodhi të ulej në të njëjtin prehër me Tan Lepurin”, tha më pas Çela.

Duke përfunduar për Priftin me frazën: “duke bredhur nga një deputet në tjetrin, si një pazarxhi i rëndomtë që të mund të gjente edhe ndonjë si vetja në radhët e mazhorancës, ai vendosi të ikë edhe i vetëm si një kamikaz i pashpresë i klubit të kokainës”.

n.e/NOA

KOMENTE