English

Mbërrin vaksina e parë kundër sëmundjes së meningjitit

Londër, 12 tetor, NOA – Mbërrin vaksina e parë tetravalente kundër sëmundjes së meningjitit, e cila mbron një person kundër katër nga pesë bakterieve A, C, Y dhe Ë135 dhe se tani për tani do të përdoret për vaksinimin e adoleshentëve të moshës 11 vjeç.

Aktualisht, kjo vaksinë është miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tani do të jetë në dispozicion të gjithë popullatave.

Ajo tashmë është përdorur kundër bakterit C meningjokok që shkakton meningjitin.

Por ndërkaq, mjekët bëjnë me dije se vaksina e re, për momentin, gjithashtu mbulon edhe grupe të tjera sëmundjesh dhe siguron më shumë mbrojtje të qëndrueshme.

Tani për tani, do të vaksinohen të rinjtë e moshës 11 vjeç, por brenda pak muajsh do të kërkohet që të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 2 muajsh. Vaksinimi për fat të keq, është mënyra e vetme për të mposhtur meningjitin dhe terapitë nuk kanë treguar sukses, pasi i kanë çuar njerëzit në vdekje ose i kanë lënë njerëzit me aftësi të kufizuara shumë serioze.'

n.e/NOA

KOMENTE