Tiranë, 12 Tetor, NOA - Botët e Shqipërisë dhe Spanjës janë shndërruar tashmë në botën e Shqipaña.
Kështu është shprehur Ambasadorit të Spanjës, Manuel Montobbio, gjatë fjalimit të mbajtur me rastin e kremtimit të Ditës Kombëtare të Spanjës.
Sipas tij, Spanja është angazhuar për ndërtimin e një Shqipërie në demokraci dhe liri, plotësisht të integruar në Europë, ku jeta dhe vullneti i përbashkët të jenë fryt i urave të dialogut ndërmjet zërave dhe shpresave të ndryshme të njerëzve të saj.
E gjatë kësaj rruge janë katalizuar dy botët e Spanjës dhe Shqipërisë, duke krijuar atë që ai e quajti Shqipaña.
“Kavafis thoshte se Itaka ndodhet në vet rrugën dhe udhëtimi i përbashkët na transformon, ashtu si nëpërmjet përkthimit, takimit, njohjes dhe ecjes së përbashkët
Na transformon deri në atë pikë sa na ngjan e pamundur që ka patur një ditë të largët, në Prehistorinë e para pesëvjetëve, një dymbëdhjetë Tetor të Spanjës në Shqipëri ku sapo kishim nisur ndërtimin e karkasës dhe punësimin e ekuipazhit të anijes së kësaj ambasade. Nuk na duket e mundur të jetojmë pa lundruar në të me velat e shpalosura nëpër ujërat e Historisë, të jetës e të Mesdheut, në kërkim të erërave që na shpien drejt integrimit tonë të përbashkët në një Europë hapësirë lirish dhe të drejtash themelore, hapësirë sigurie, drejtësie, zhvillimi dhe Shteti të së Drejtës. Erëra, si ato të kësaj Vjeshte Kulturore Spanjolle Shqipëria 2010, që na shpien sërish të lundrojmë e të jetojmë së bashku Mesdheun, e ta bëjmë kështu nostrum. Erëra që do të bëjnë që asnjë horizont të mos jetë i paarritshëm për lundrimin tonë; dhe në të qoftë Historia jonë ashtu si e dëshirojmë”, e përfundoi fjalimin e tij Montobio, në mënyrë mjaft figurative.
n.e/NOA