English

Moti vazhdon i paqëndrueshëm, parashikimi për sot nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 12 tetor, NOA - Edhe dita e sotme, do te dominohet nga kushte te paqendrueshme atmosferike. Vranesirat dhe shirat do te perfshijne te gjithe territorin shqiptar qe ne oret e para te mengjesit. Shira me intensitete te larta do te bien ne te gjithe vendin por me te konsiderueshme shirat do te jene ne zonat qendrore dhe jugore te territorit. Ne mesdite do te kemi nje pauze te pushimit te shirave.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te sjelle serish shirat ne vend ku me te dendura do te jene ne zonat jugore-juglindore te territorit. Ne kushtet e vranesirave dhe shirave do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes. Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade rritje ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te kete rritje te ndjeshme te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim jugperendimor ndersa dallgezimi ne det do te jete 3 balle.

Europa

Kontinentit europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare ne pjesen me te madhe te tij. Europa qendrore do te kete renie te ndjeshme te temperaturave. Po ashtu me mot te kthjellet dhe temperatura te ulta do te jene gadishulli i Skandinavise dhe lindja e kontinentit. Ndersa rajoni i Mesdheut dhe Europa jugperendimore do te mbeten me vranesira dhe shira te konsiderueshem. Problematike do te jete italia dhe gadishulli i ballkanit ku shirat do te jene me rrembim dhe intensitet te larte, shoqeruar here pas here me shkarkesa me rrufe.

Ngjarje ekstreme në Europë

Greqia do te alarmoje rrebeshe shiu dhe ere te forte;

Jugu i Italise alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Spanja rrezikohet nga stuhi te forta ere, shira dhe dallge te larta;

Skandinavia alarmon per temperatura ekstremisht te ulta.

n.e/NOA

KOMENTE