English

Pogradec, 17 vjeçarja përjeton një përdhunim të trefishtë, autorët në kërkim

Pogradec, 12 tetor, NOA – Pre e dhunës seksuale ka rënë një 17 vjeçare, e cila ka përjetuar një përdhunim të trefishtë në banesën e një 23 vjeçari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Buçimas, të Pogradecit, në shtëpinë e 23 vjeçarit me iniciale E.D.

Burime nga vendngjarja konfirmuan se 17 vjeçarja me iniciale J.A ishte rrëmbyer forcërisht nga bashkëmoshatari i saj, 17 vjeçari E.B, me të cilin vajza njihej prej kohësh.

Pasi e ka tërhequr me forcë drejt shtëpisë së shokut të tij, 17 vjeçari e ka përdhunuar vajzën, duke i lënë radhën më pas dy shokëve të tij, të cilët pas tij kanë ushtruar edhe ata dhunë seksuale mbi 17 vjeçaren.

Edhe dy personat e tjerë ishin banorë nga fshati Buçimas.

Pas përdhunimit, 17 vjeçarja ka denoncuar tre autorët që e dhunuan dhe policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, duke mundur të vërë në pranga njërin prej dhunuesve, ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim.

Të rinjtë akuzohen për kryerjen në bashkëpunim të marrdhënieve seksuale me dhunë.

Burime pranë policisë sqarojnë se 17 vjeçarja e dhunuar seksualisht është dërguar në spitalin e qytetit të Pogradecit në gjendje të rëndë psikike, pas dhunës së përjetuar, dhe është nën kujdesin e mjekëve.

mit/NOA
KOMENTE