Tiranë, 12 tetor, NOA – “Dalin gjithfarë deputetësh që veç emrin e kanë deputet e me përfaqësuesit e popullit s’ndajnë asgjë dhe hedhin baltë pa fund për të mbuluar aferat e tyre korruptive dhe lidhjet mafioze”.
Me të tilla fjalë ka qenë i ngarkuar reagimi i anëtares së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa, mbas deklaratave të sotme të deputetëve të Partisë Demokratike.
“Del hajduti e bërtet kapeni hajdutin a thua se i madh e i vogël në Shqipëri nuk e di se kush po e zhvat këtë vend. Sot gjysma e qeverisë duhej t’i linte shëndenë postit e të troksiste në dyert e prokurorisë e gjykatave për të dhënë llogari për vjedhjet e grabitjet që po dalin çdo ditë në dritë të diellit, por këta deputetë që s’guxojnë t’ia bëjnë fjalën dysh gjyshit që kanë mi kokë, bëhen trima me fletë kur vjen puna për të shpifur për këdo që flet të vërtetën”, tha ajo.
Duke shtuar në fund se fytyra e vërtetë e Sali Berishës dhe e familjes në pushtet ka dal sheshit dhe tani shqiptarët e kuptojnë pse ai i vodhi zgjedhjet.
“I vodhi zgjedhjet për të vjedhur shqiptarët”, përfundoi deklaratën e saj socialistja Ajtyresa.
n.e/NOA