Stokholm, 12 tetor, NOA – Dy amerikanët Peter Diamond dhe Dale Mortensen, si edhe britaniku Christopher Pissarides, kanë mundur që të marrin çmimin Nobel për Ekonominë në këtë vit, falë studimit të tyre mbi mekanizmat e tregut ndërmjet ofertës dhe kërkesës.
I pari vjen nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, i dyti nga universiteti Northëestern, ndërsa i treti vjen nga Shkolla e Ekonomisë në Londër.
Motivacioni i tyre ishte konkretisht: “Për ndihmesën që na kanë dhënë të gjithëve për të kuptuar mënyrat me të cilat papunësia, vendet e lira të punës dhe paga janë ndikuar nga rregullat dhe politika ekonomike”.
Teoria e tyre shpjegon probleme të tilla se si papunësia e lartë mund të shoqërohet me numër të lartë të vendeve të hapura të punës., duke analizuar faktin se si rritja e prodhimit, rendimenti ekonomik për njësi pune, mund të shpjerë në pakësimin e papunësisë.
n.e/NOA