Tiranë, 13 tetor, NOA Update –
“Serbi, Serbi, të q... motrën”, “O Serbi ule kokën, se Shqipëria të q... motrën”, “O sa mirë me ken’ shqiptar”, “UÇK-UÇK-UÇK”, kanë qenë disa nga thirrjet që të rinjtë shqiptarë kanë mbajtur në gojë gjatë protestës që është ende duke vazhduar nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar.
Në shenjë proteste ndaj djegies të flamurit shqiptar dje në stadiumin e Xhenovas në Itali, dhjetëra të rinj, pasi kanë lënë godinën e ambasadës serbe, i janë vërtitur rrotull asaj të ambasadës ruse, e cila ndodhet tek zona e Bllokut në kryeqytet.
Duke goditur disa herë llamarinat e mureve mbrojtëse të jashtme të asaj, ata janë duke endur ende në rrugët e Bllokut duke thirrur edhe pse shiu vazhdon i rrëmbyeshëm ....n.e/NOA