English

Afrohet një asteroid, Toka rrezikon goditjen

Londër, 13 tetor, NOA - Sot, një tjetër asteroid iu afrua Tokës duke kaluar vetëm 45.500 kilometra larg nga sipërfaqja e planetit tonë me një gjurmë të dukshme në mes të grupimit yjor të Peshqve dhe Ujorit, kur në një distancë pak më të ulët, 36.000 kilometra, rrotullohen satelitët e komunikimit.

Por astrologët thonë se nuk ka arsye për të patur frikë, pasi kjo është një masë shumë e vogël, vetëm 7 metra në diametër, dhe edhe pse trajektorja e tij po të kishte përkuar me botën tonë do të shpërbëhej në atmosferë dhe do të prodhonte një shfaqje që do sillte më tepër frikë nga dëshmitarët e që do çuditeshin me fenomenin.

Në fakt, ka një rritje në zbulimin dhe transferimin e trupave qiellorë të vegjël në afërsi të planetit tonë, ku vetëm shtatorin e kaluar, u zbuluan dy objekte me diametër 15 dhe 20 metra të kenë qenë në distancën prej 77.000 kilometrash.

Ndërsa më 13 janar, një tjetër objekt i rreth dhjetë metrave na erdhi pranë, për të vazhduar me muajin qershor, kur një asteroid u rrëzua në Jupiteri në fillim të shkurtit dhe ka qenë fotografuar një përplasje mes dy asteroideve, e cila për fat të mirë ndodhi 150 milionë kilometra larg, një distancë e krahasueshme kjo me atë që na ndan nga dielli.

n.e/NOA

KOMENTE