English

Basha-Kabashi: Angazhim i dy vendeve ndaj krimit dhe trafiqeve

Tiranë, 13 tetor, NOA - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha priti sot në një takim Prokurorin e Përgjithshëm të Kosovës, Ismet Kabashi, i cili gjendet për një vizitë zyrtare në Tiranë, në krye të një delegacioni.

Ministri Basha dhe Prokurori i Përgjithshëm i Kosovës Kabashi bashkëbiseduan për çështje të bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të informacionit, të funksionimit të shtetit ligjor dhe organeve të hetimit në Kosovë etj.

Në këtë suazë, Ministri Basha e njohu Prokurorin Kabashi me arritjet më të rëndësishme të Shqipërisë në procesin e integrimit, në kuadër, të të cilit theksoi rëndësinë e luftës me tolerancë zero kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, korrupsionit e në veçanti të luftës kundër pastrimit të parave, një fazë e re e luftës kundër krimit të organizuar.

Ministri Basha dhe Prokurori i Përgjithshëm i Kosovës shprehën në takim angazhimin për thellimin e bashkëpunimit në luftë kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave.

mit/NOA
KOMENTE