English

Christina Aguilera ndahet nga burri

Hollivud, 13 tetor, NOA - Pas Courtney Cox dhe David Arquette, Christina Aguilera dhe Jordan Bratman vendosin që të ndahen në të njëjtën mënyrë.

Që të dy, kanë një djalë me emrin Max, i cili erdhi në jetë pas martesës së tyre të krijuar pesë vjet më parë.

"Në kohët e fundit në jetën e tyre kishte më shumë miq, sesa jetë të përbashkët si burrë dhe grua", tha një mik i çiftit.

Aguilera dhe Jordan Bratman, një producent muzike, aktualisht mësohet se jetojnë të ndarë prej disa muajsh për të parë se si do të zhvillohet situata, përpara se të vendosin për divorc.

n.e/NOA

KOMENTE