Beograd, 13 tetor, NOA – Tifozë që plagosin apo vrasin kundërshtarët në fushën e lojës, duke përfshirë edhe të shtëna me armë zjarri apo çarje kokash me ç’të gjejnë para duke mbajtur në dorë flamurin serb.
Kjo është panorama që mediat italiane i kanë bërë në komente të veçanta kurrikulimit të sherreve nacionaliste të provokuara jo rrallë nga serbët nëpër stadiumet e botës.
Tepër të tronditur nga ajo që ndodhi dje në mbrëmje në stadiumin e Gjenovës, ku një turmë e irrituar serbësh u vërsul mbi flamurin shqiptar që valëvitej në ndeshjen Itali-Serbi, gazetarët italianë kanë bërë komente nga më të ndryshmet mbi ngjarjen, duke cilësuar se kjo në fakt nuk është hera e parë që ngjajnë të tilla akte dhune të provokuara nga tifozë serbë, nën histerinë nacionaliste.
Kështu, duke bërë një skedë të posaçme mbi ngjarjen, “Corriere della Sera” përmend në një shkrim të veçantë të saj edhe faktin se jo rrallë tifozët serbë kanë sulmuar në stadiume policë dhe gazetarë.
Ajo kujton sesi vetëm në nëntor të vitit të kaluar, pati një paralajmërim të fortë nga ana e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA, ndaj tifozëve serbë, duke e kërcënuar Serbinë me gjoba në rast të dhunës së përsëritur nga grupet më radikale në Serbi.
Shumica e organizuar brohorasnin të mbledhur rreth Partizanit serbe dhe Yllit të Kuq të Beogradit, të dy ekipet më të forta vendase.
Ka qenë vetë prokurori Publik serb Sllobodan Radovanoviç, i cili në tetor të vitit të kaluar, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese në Beograd, që të ndalojë 14 grupet e mbështetësve ekstremiste, përgjegjës për dhunën dhe trazirat e shkaktuara në stadiume.
Ndër episodet më të rënda të shënuara nga tifozët serbë vetëm gjatë dy viteve të fundit, “Corriere della Sera” përmend rastin e vdekjes, pas qëndrimit prej 12 ditësh në koma, të një mbështetësi të ekipit francez të Tuluzës, i cili u sulmua në mes të shtatorit 2009 në Beograd nga huliganët e Partizanit para një ndeshje të Champions League.
Ndërsa një mbështetës i ekipit serb të Vozdovaç u vra në vend nga një rival në Rad në vitin 2009, ndërsa vrasësi u dënua me 30 vjet burg.
Për të mos harruar as incidentin e muajit prill kur një tifoz i Yllit të Kuq u plagos rëndë nga një armë zjarri, i gjuajtur brenda stadiumit ndërsa luhej gjysmë-finalja e Serbisë.
Shpesh dhuna e ultrasve është e shoqëruar me ngjyresa politike, bëjnë me dije mediat italiane, pasi shumica e huliganëve serbë u përkasin mjediseve ultra-nacionaliste.
Për të mos harruar as atë që ndodhi fundjavën e kaluar në Beograd, kur pjesëmarrësit në një paradë të krenarisë Gay u sulmuan nga grupe ekstremiste, dhe u shënuan mbi njëqind të lënduar.
Për ta përmbyllur këtu me rastin e një episodi tjetër të vogël sinjifikativ, edhe pse i pashoqëruar me gjak dhe sulme vandaliste.
Fjala është për presidentin serb Boris Tadiç i cili në dhjetor 2009 u gjobit me 400 euro nga një gjykatë në Beograd pasi ka festuar duke pirë shampanjë në stadiumin Kombëtar për t'u kualifikuar për Kupën e Botës, ndërsa kishte shkelur ndalimin e konsumimit të alkoolit në një distancë brenda një milje nga stadiumi.
n.e/NOA
>> Proteste antiserbe në Tiranë
>> Serbët, ose një histori histerie
>> Kapet ultrasi që dogji flamurin
>> Ndeshja ku u dogj flamuri ynë
>> Sharje pa fund tek ambasada
Video: Si u dogj Flamuri Shqiptar {youtube}mJSBy_9Qj84{/youtube}