English

Djegia e flamurit shqiptar nga tifozët, protestë para ambasadës Serbe në Tiranë

Tiranë, 13 tetor, NOA – Me dhjetëra të rinj shqiptarë janë grumbulluar para pak minutash para mjediseve të ambasadës Serbe në Tiranë, në shenjë proteste ndaj aktit të djegies së flamurit shqiptar prej tifozëve ultras serbë në stadiumin italian të Xhenovas.

Ata janë grumbulluar aty nga pjesë të ndryshme të kryeqytetit, duke u bashkuar në një zë me thirrjet “O sa mirë me ken’ shqiptarë” etj, dhe duke qenë nën një mbikëqyrje të rreptë dhe të vazhdueshme të forcave policore.

Duke drejtuar thirrje të ndryshme ambasadës Serbe në Tiranë, të rinjtë shqiptarë kanë shprehur në këtë mënyrë revoltën e tyre ndaj aktit të djegies së flamurit shqiptar dje gjatë ndeshjes Serbi-Itali, e cila po zhvillohej në mbrëmje, në stadiumin e Xhenovas.

Siç kanë bërë me dije mediat italiane, ambasadorja serbe në Itali ka reaguar menjëherë duke pohuar se “tifozët serbë mbeten një turp dhe se ata nuk përfaqësojnë ndjenjat e vërteta të popullit serb”.

n.e/NOA

KOMENTE