English

Dogji flamurin shqiptar në Itali, arrestohet ultrasi serb dhe 17 tifozë

>> Proteste antiserbe në Tiranë

>> Serbët, ose një histori histerie >> Kapet ultrasi që dogji flamurin>> Ndeshja ku u dogj flamuri ynë>> Sharje pa fund tek ambasada

Gjenovë, 13 tetor, NOA – Policia italiane ka mundur të vërë në pranga 17 tifozë serbë, si edhe kapon e grupit serb, i cili iu vërsul dje flamurit shqiptar në stadiumin e Gjenovas, duke e djegur atë, ndërsa luhej ndeshja Itali-Serbi.

Mësohet se ai quhet Ivan dhe se ishte pikërisht ai me shokët e tij serbë, të cilët e shndërruan ndeshjen e djeshme Itali-Serbi në një kaos të vërtetë dhune dhe harbutërie nacionaliste, mu në zemër të Evropës, ndërsa panë të valëvitej një flamur shqiptar.

Gjithçka për faj të tifozëve serbë, ata më ultra-nacionalistët mes tyre, që ishin duke ndjekur ndeshjen Itali-Serbi, e vlefshme për kampionatin evropian 2012.

Që të gjithë kanë ngritur tre gishtat, lart, simbol i nacionalizmit të tyre (një gjest i famshëm i etnikëve serbë, gjatë luftës së Bosnjës).

“Bëmë ç’ishte e mundur t’i qetësonim tifozët tanë dhe nuk duartrokitëm”, thotë Dejan Stankoviç lidhur me ngjarjen.

Një ngjarje kjo e paparë ndonjëherë, u vlerësua nga tifozët italianë dhe ekspertët italianë të futbollit, të cilët ia kanë lënë në dorë vlerësimin e saj UEFA-s.

n.e/NOA

{youtube}mJSBy_9Qj84{/youtube}

KOMENTE