English

Edhe nesër mot i paqëndrueshëm, parashikimi nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 13 tetor, NOA - Kushtet e motit te paqendrueshem do te na shoqerojne edhe gjate dites se enjte, 14 tetor 2010, pasi i gjithe vendi do te dominohet nga vranesira dhe shira ku me te dendur do te jene ne zonat malore. Edhe mesdita do te jete e rrezikuar nga vranesirat dhe shirat ne pjesen me te madhe te vendit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te dobesoje intensitetin e shirave dhe do t’i zhvendose ato drejt zonave malore lindore ndersa pjesa tjeter e territorit do te jete me alternime kthjellimesh dhe vranesirash. Ne te njejtat kushte atmosferike do te mbetemi ne mbremje dhe gjate nates. Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante ne mengjes por mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e lehte me shpejtesi 18 km/h dhe drejtim jugor ndersa deti do te gjeneroje dallgezim te ulet.

Europa

Kontinenti europian do te dominohet nga motit i kthjellet dhe temperatura te ulta ne pjesen me te madhe te tij. Perjashtim bejne Europa Juglindore dhe gadishulli i Ballkanit qe do te dominohen nga vranesira dhe shira te konsiderueshem. Problematike situata paraqitet edhe ne nje pjese te madhe te verilindjes se kontinentit ku shirat do te shoqerohen dhe me stuhi te forta ere dhe shkarkesa me rrufe.

Ngjarje ekstreme në Europë

Greqia rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe ere te forte;

Ballkani Verior alarmon temperatura ekstremisht te uleta;

Skandinavia do te rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe ngrica.

n.e/NOA

KOMENTE