English

Fondacioni “Vodafone Albania”, mbështet projektin për pacientët me kancer

Tiranë, 13 tetor, NOA – Fondacioni “Vodafone Albania” mbështet për të dytin vit radhazi projektin për pacientët terminal me kancer, “Giving a Moment” të shoqatës “Ryder Albania”.

Falë këtij projekti, 450 pacientë terminalë me kancer dhe 500 familjarë të tyre do të përfitojnë një kujdes dhe trajtim profesional nga stafi i shoqatës duke u siguruar atyre momente kujdesi, mbështetje psikologjike dhe shëndetësore në një kohe kur ata kanë më shumë nevojë.

Gjithashtu, në kuadër të planit strategjik për kujdesin paliativ, 45 anëtarë të stafit të shërbimeve për kujdesin shëndetësor parësor do të trajnohen për të rritur sa më shumë cilësinë dhe metodat për trajtimin dhe shërbimin e pacientëve me kancer

Qëllimi i këtij projekti është të rrisë ndjeshëm cilësinë e trajtimit të pacientëve terminal me kancer duke i ofruar kujdes pacientëve dhe familjarëve të tyre dhe duke u bërë një shembull për institucionet publike shëndetësore në vend si dhe duke rritur vëmendjen e shoqërisë dhe institucioneve përkatëse për nevojat e këtyre pacientëve

Shoqata “Ryder Albania” është pionere e shërbimit të kujdesit paliativ në vend me 16 vite eksperiencë me projekte të ndryshme. Këtë herë ajo ka gjetur mbështetjen e një biznesi të përgjegjshëm si “Vodafone Albania”, e cila me anë të fondacionit të saj është gjithnjë e ndjeshme ndaj fenomeneve sociale në vend.

n.e/NOA

KOMENTE