Tiranë, 13 tetor, NOA/ Milena Selimi - Në kinema "Millenium" nis sonte Java e Dhjetë e Kinemasë Spanjolle në Tiranë.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Vjeshtës Spanjolle, që këtë vit mban logon, "Nostrum: Mesdheu nëpërmjet pesë shqisave".
Duke filluar që sot, ora 18.00, në ekranin e Milleniumit fillojnë të shfaqen filmat: Perëndimi" ("Poniente", 2002) me regji të Chus Gutiérrez, "Dashuri idiote" ("Amor idiota", 2004) me regji të Ventura Pons, "Ana Kaotike" ("Caótica Ana", 2007) me regji të Julio Medem, "Jeta e qenit e Juanita Narboni" ("La vida perra de Juanita Narboni", 2006" me regji të Farida Benlyazid dhe filmi "Biçikleta" ("Bicicleta", 2006) me regji të Sigfrid Monleón.
m.s/n.e/NOA