Tiranë, 13 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 13 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme largimin përfundimtar të ish-ministrit Dritan Prifti nga radhët e LSI, shoqëruar me reagimin përkatës të kësaj force politike. Ato paraqesin edhe qëndrimin e në një kamp refugjatësh aktualisht të Izet Haxhisë, i dënuari për vrasjen e Azem Hajdarit. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i përdhunimit të një të mitareje 16-vjeçare nga kushëriri me dy shokë, duke e hedhur në fund në kotec.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Prifti: Berisha nuk mban dot qeverinë”, i cili citon detajet nga letra e bërë publike prej ish-ministrit Dritan Prifti, për largimin e tij përfundimtar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Makinat e bllokuara dalin në shitje”.
“Dritëroi sot 79 vjeç, jeta e njeriut të madh të letrave shqipe”, është një artikull që citon detaje nga jeta e shkrimtarit të madh shqiptar.
“Izet Haxhia në kamp refugjatësh” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Pritet Gjykata/ Turqia: Izet Haxhia mbahet në një kamp”, i cili tregon sesi po mbahet aktualisht në një kamp refugjatësh, Izet Haxhia, i dënuari për vrasjen e Azem Hajdarit.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ish-ministri Prifti: Jam në opozitë me qeverinë; LSI: Kamikaz i klubit të kokainës”.
Ndërkaq, lidhur me hetimin e anëtarëve të Kushtetueses, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Gjyqtari Hoxha: Vëllai më dhuroi 240 mijë euro, jemi një familje”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Dritëroi feston sot 79-vjetorin, intervista: Kujtimet më lënë pa gjumë”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Prifti: Meta më kërcënon/ LSI: Ai peng i kokainës”, i cili tregon sesi i u konfrontuan dje publikisht ish-ministri Dritan Prifti dhe
Lëvizja Socialiste për Integrim për largimin e tij prej saj.
“16-vjeçarja: Si më përdhunuan tre të rinj, orët e tmerrit”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Dritëro Agolli mbush 79 vjet: Poezitë që nuk i kam botuar, i kam për dashurinë”.
“Rihapet debati/ Murgesha futet në fakultet me veshje fetare: Më mirëpritën” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Prifti: Kutitë i heqin mandatin Metës”, i cili tregon deklaratën bombë të bërë nga ish-ministri Dritan Prifti pas largimit të tij nga
Lëvizja Socialiste për Integrim, kundër mandatit të kryetarit të saj, Ilir Meta.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “E përdhunojnë në grup, pastaj e hedhin në kotec”.
Ndërsa çështja e gjykatës Administrative mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Halimi: Votimi për gjykatën Administrative, presim që deputetët e PS t’i dalin kundër Ramës”.
“Shqipëria shpërfytyrohet në Minsk, humbet 2-0 me Bjellorusinë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Largohet Prifti, LSI: Iku si kamikaz i klubit të kokainës”, i cili i referohet përplasjes së djeshme mes Priftit dhe LSI, shoqëruar me deklaratat përkatëse për largimin e tij nga partia.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Grupi i PS, padi Topallit për mosdhënien e pagave”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ylli Bufi: Në Kuvend duhet konsensus politik”.
Ndërsa në rubrikën “In memoriam” do të lexoni “Një kujtesë për Ali Spahinë”.
n.e/NOA