English

Pasuritë e gjyqtarëve kalojnë “në sitë”, tani do denoncohen edhe me telefon publik

Tiranë, 13 tetor, NOA – Pasuritë e gjyqtarëve shqiptare tani e tutje do të vendosen “në sitë”, duke kaluar në një hetim të plotë dhe duke inspektuar, autoritetet përkatëse synojnë gjetjen e atyre aseteve që ata i kanë në mënyrë të paligjshme.

Ky proces hetimi mësohet se do të ndërmerret nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, autoritetet drejtuese të të cilit kanë deklaruar se do të nisin së shpejti hetimet edhe për pasuritë e gjyqtarëve, si dhe për konfliktin e interesit.

Për këtë arsye, është publikuar edhe një numër telefoni (0800 9999) ku mund të denoncohen të gjitha rastet korruptive të gjyqtarëve, nga ana e qytetarëve.

Mësohet se ky inspektim është mbështetur edhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili vlerëson se denoncimi i pasurive të paligjshme të vëna nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në vend, është një akt shumë i drejtë dhe qytetar.

Inspektimi ndaj pasurive të gjyqtarëve do të ndërmerret kryesisht për hetimin e atyre që ata kanë fshehur dhe priten raste konkrete të identifikimit të pasurive të paligjshme

prej tyre.

n.e/NOA

KOMENTE