English

Përqafojnë të parin presidentin, dalin në dritë minatorët kilianë të ngujuar

Santiago, 13 tetor, NOA – Kanë mundur ta shohin vetëm sot në mëngjes dritën e diellit pas dy muajsh ngujimi poshtë tokës, nën gërmadhat e minierës që i zuri brenda gjatë një shembje.

Fjala është për 4 minatorët e parë kilianë, nga 33 të tillë, të cilët kanë dalë sot në dritën e diellit, ndërsa po vazhdon operacioni për nxjerrjen e të tjerëve që mbetën të bllokuar më shumë se gjysmë kilometri nën tokë më shumë se dy muaj më parë.

Minatori 31-vjeçar Florenco Avalos, ishte i pari që u nxor në sipërfaqe, pak pas mesnatës dhe i mbronte sytë me syza të errëta nga kamerat televizive pasi qëndroi për 10 javë në errësirë.

Avalos sa ka dalë, ka përqafuar presidentin e Kilit, Sebastian Pinera.

Duhen të paktën 15 minuta që kapsula të ngrihet në sipërfaqe nga thellësia 622 metra me një nga minatorët brenda, ndërsa i gjithë operacioni i shpëtimit pritet të zgjatë deri në dy ditë.

n.e/NOA

KOMENTE