Tiranë, 13 tetor, NOA Update – Ashtu siç tifozët serbë kanë djegur flamurin shqiptar dje në stadiumin e Xhenovas në Itali, edhe flamuri serb duket se ka pësuar të njëjtin fat në kryeqytetin shqiptar mbrëmjen e sotme.
Kanë qenë mbi 200 protestues të rinj, të cilët të hedhur në një protestë të madhe para ambasadës serbe në Tiranë, kanë djegur simbolin e shtetit të saj, flamurin kombëtar, duke marrë hak me të njëjtën monedhë.
Edhe pse nën një furi të madhe shiu, nën thirrjet “Shqipëria Etnike”, “Kosova është Shqipëri”, ata i kanë vënë flakën flamurit serb.Ndërkaq, forca të mëdha policie kanë qenë rreth tyre duke i vëzhguar dhe duke mos i ndalur dot në hapin e ndërmarrë prej tyre për të djegur simbolin e kombit serb....(vijon)
n.e/NOA
Video: Si u dogj Flamuri Shqiptar {youtube}mJSBy_9Qj84{/youtube}