English

PS: PD, akuza bajate si gramafon i prishur

Tiranë, 13 tetor, NOA – Mazhoranca po përsërit si gramafon i prishur përditë të njëjtat akuza bajate që fyejnë inteligjencën e shqiptarëve.

Ky ka qenë reagimi i radhës prej anëtares së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa, ndaj deklaratave të deputetit demokrat, Fatbardh Kadilli ditën e sotme, se “PD e fton prokurorinë dhe organet e tjera që t’i shkojë deri në fund aferës prej 100 milion eurosh ku është përfshirë Rama dhe Tan Lepri”.

“Ushtarët e Saliut dalin e recitojnë pafytyrësisht vjershën e vjetër me 20 përqindësha po përgjigjen për këto shpifje ju a kanë dhënë qytetarët e Tiranës tre herë rresht. Dhe mos u bëni merak të dashura zonja e zotërinj, se përgjigjen do t’jua qëndisin prapë po këta qytetarë”, tha Ajtyresa në fjalën e saj.

Më tej ajo ka pohuar se Berisha dhe “ajo tufë hajdutësh që i ka në qeveri, kanë një hall të madh se po ju dalin aferat sheshit dhe tani nxjerrin Kadill e kompani për t’i mbuluar ato”.

“Ne besojmë tek qytetarët e qytetarët besojnë tek ne. Dhe të gjithë bashkë nuk do t’ju lejojmë ta mbani nën hyqmin e korrupsionit Shqipërinë që nuk është e juaja dhe e oborrit tuaj por e të gjithë shqiptarëve”, përfundoi deklaratën e saj përfaqësuesja socialiste.

n.e/NOA

KOMENTE