English

Serbi ultras që dogji flamurin, tatuazh bombe dhe kishe në gjoks

Beograd, 13 tetor, NOA – Tifozi serb ultra-nacionalist, Ivan Bogdanov, i cili u arrestua në stadiumin e Gjenovas të Italisë pasi dogi flamurin shqiptar gjatë ndeshjes Itali-Serbi, i ka çuditur të gjithë policët italianë ndërsa i kanë parë në gjoks me vëmendje tatuazhet që kishte bërë.

Një bombë dore, e cila simbolizon vdekjen, Bogdanov e kishte bërë mu në anën e djathtë të kraharorit, mjaft e dukshme, duke u shfaqur qartë pranë varëses me kryq që i valëvitej në qafë.

Kjo e fundit ka zgjuar kuriozitetin e karabinierëve italianë, të cilët pasi e kanë parë më vëmendje kanë parë se ai nuk është një kryq i mirëfillti ortodoks serb, por keltik.

Ndërsa në anën e majtë të gjoksit, ai kishte bërë si tatuazh të stërmadh një kryq ortodoks, të përzier me emblemën e klubit të futbollit serb “Crvena Zvezda”.

Në krahun e majtë, rrethohet stema shtetërore e Serbisë, e cila bëhet më e dukshme ndërsa ai forcon muskujt.

Kurse në krahun e djathtë, mësohet se ai ka bërë si tatuazh simbole lufte, të përziera me stemën e shtetit serb.

n.e/NOA

>> Proteste antiserbe në Tiranë>> Serbët, ose një histori histerie >> Kapet ultrasi që dogji flamurin>> Ndeshja ku u dogj flamuri ynë>> Sharje pa fund tek ambasadaVideo: Si u dogj Flamuri Shqiptar {youtube}mJSBy_9Qj84{/youtube}
KOMENTE