English

Sherr dhe grushta me policët, në burg për 20 ditë

Lezhë, 13 tetor, NOA Update – Sherri me policët dhe kundërshtimi ndaj tyre i ka kushtuar plot tre javë në burg një burri 42-vjeçar nga Shënkolli i Lezhës.

Ngjarja konfirmohet nga burimet policore të Lezhës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari është Gjovalin Doda, me banim në fshatin Grykë-Lumi të komunës së Shënkollit.

Ndalimi i tij u bë pasi gjykata e kishte dënuar që në muajin mars me 20 ditë burg për veprat penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Fyerjes për shkak të detyrës”.

Ky person ka qenë i shpallur në kërkim që në datën 28 maj he kapja e tij është mundësuar vetëm ditën e djeshme.

U kryen veprimet proceduriale përkatëse, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Fyerjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236/1 dhe 239/1 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE