English

Sherr mes 5 shqiptarësh në Greqi, 4 prej tyre vrasin 23-vjeçarin

Samos, Greqi, 13 Tetor 2010 NOA – Një djalë 23 vjeçar shqiptar i cili prej vitesh jetonte në ishulin grek Samo, është viktimë e një grindjeje mes bashkatdhetarësh që përfundoi me përleshje ku u përdorën fatalisht edhe thikat.

Viktima, një 23 vjeçar emri i të cilit nuk u bë i ditur, u qëllua për vdekje me thikë, kur u grind me katër shqiptarë të tjerë, për motive banale në një lokal ku po qëndronin gjatë orëve të mbrëmjes e deri në minutat e para të ditës së sotme (e Mërkurë).

Me të qëlluar për vdekje 23-vjeçarin, katërshja vrasëse u zhduk në drejtim të paditur në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes policore.

Policia e mbërritur në vendngjarje tha se i riu ishte qëlluar në kraharor dhe në bark duke marrë plagë vdekjeprurëse. Ai u gjet në një pellg gjaku dhe dërgimi në spitalin e Samos ishte vetëm procedurë.

n.s/NOA

KOMENTE